Albspirit

Media/News/Publishing

Linja hekurudhore Yiwu-Madrid nxit tregtinë mes Kinës e Europës

Një rrugë hekurudhore që lidh qytetin Yiwu në provincën Zhejiang të Kinës Lindore me kryeqytetin spanjoll Madrid, një qendër europiane e mallrave, e ka rritur tregtinë e jashtme në Zhejiang në tremujorin e parë. Në linjën Yiwu-Madrid në tremujorin e parë u kryen 11 udhëtime, duke pasur një rritje 556 për qind të transportit të mallrave krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015-s. Shërbimi i transportit të mallrave kryhet nga Kompania e Investimeve Industriale “Tianmeng” e Yiwu-së. Shumë kompani të huaja kanë treguar interes për fillimin e shërbimeve të drejtpërdrejta të transportit të mallrave me Yiwu-në.Njoftohet se hapja e një linje me Rusinë është në diskutim e sipër.

Please follow and like us: