Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptaret me famë botërore: Dua Lipe

Ne kemi folur më parë për të talentuaren shqiptare Dua Lipe, por thjeshtë për t’ju rikujtuar mund të përmendim faktin që prindërit e Duas janë nga Kosova dhe kanë emigruar në Londër në vitin 1990 dhe më 22 gusht të vitit 1995 erdhi në jetë Dua Lipe. Babai i Duas ka qënë muzikant dhe anëtarë në një grup muzikor që i përkiste muzikës rock. Ajo mund të themi që është rritur me frymën për muzikë. Por veç talentit për muzikë, ajo ka qënë pjesë e botës së modelingut falë bukurisë dhe linjave që ajo ka.

Por le të dëgjojmë se si e përcakton vetë Dua muzikën e saj:

-Unë jam Dua Lipe dhe mënyra që më pëlqen të përshkruaj muzikën time është “Dark Pop”. Është pop por i influencuar shumë nga Hip hop-i. Muzika ka qënë jeta ime që kur mund të mbaj mënd. Babai im ka qënë muzikant. Ai është pjesë e një grupi muzikor dhe unë jam rritur duke dëgjuar këngët e tij.

Dua është shprehur se në fillimet e saja ka ndjekur Nelly Furtado, Pink, Destiny Child etj, pastaj është tërhequr nga hip hop-i e nga rapp-i.

Hiti i saj më famoz dhe që e bëri të famshme Dua Lipen është “Be the one”, por nuk mund të neglizhojmë këngën e saj të parë, të shkruar nga vetë ajo “New love”. Por si shprehet vetë këngëtarja për këtë?

-Kjo këngë vërtet ka arritur të më prekë. Kjo këngë flet për këmbënguljen dhe vendosmërinë për të bërë diçka apo për të shkuar drejt diçkaje që dëshiron e nuk ke frikë të shkosh pavarësisht çdo gjë. Praktikisht do të thotë që të mos dorëzohesh kurrë dhe është çfarë unë kam bërë. Përsa i përket “New love”, duket si një histori dashurie, por në kohën që e kam shkruar këngën ka qënë gjithçka rreth faktit që unë duhet të bëja një këngë që industria muzikore t’a pranonte. Pra të bëhesha pjesë e një industrie që as t’a ka nevojën e as të do, por po përpiqesha t’i bëja vënd vetes.

Përsa i përket hitit “Last dance” këngëtarja thekson se i është dashur më shumë se një vit për të punuar mbi këtë projekt dhe albumin e saj të parë, dhe vetëm në momentin e lançimit të këngës është ndjer e shpërblyer disi për punën e saj. Ajo vë në dukje se kënga flet se sa na mungon të jemi pranë familjes, të qënit në shtëpinë tënde, e pse jo të flesh në krevatin tënd. Ajo gjithashtu merret me “show”, të cilat do t’i shqipëroja performime, kryesisht, Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Dua Lipe tregon për emocionet që ajo ka përjetuar herën e parë kur ka dalur në skenë me grupin e saj dhe që nga ai moment asgjë tjetër se bën të ndihet më mirë.

Ajo na rrëfen pikën e saj më të fortë, “vetbesimin”. Mësuesja e saj në shkollën fillore i ka thën që s’di të këndojë, por pas disa vitesh një tjetër mësuese në shkollën e teatrit i ka shprehur të kundërtën. Ndaj Dua thekson faktin se nëse nuk do të besoja në veten time, asgjë që kam arritur sot nuk do ishte e mundur. Ndaj i vetmi njeri që i besoj se çfarë mund apo nuk mund të bëj, është pikërisht vetvetja.(Raela Hafizi)

Please follow and like us: