Albspirit

Media/News/Publishing

Bob Dylan shpallet fitues i Çmimit “Nobel” për Letërsinë

Kantautori dhe poeti i njohur amerikan Bob Dylan u shpall të enjten fitues i Çmimit “Nobel” për Letërsinë. “Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2016 i ndahet Bob Dylanit, për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e bukur të këngës amerikane”, tha Sara Danius, sekretare e përhershme e Akademisë Suedeze, teksa shpalli fituesin në Stokhollm.

Akademia e Suedisë e përzgjodhi Bob Dylanin ndër 220 propozime. Ndonëse emrat nuk u bënë publikë, u mësua se kandidatët e mundshëm ishin keniani Ngugi wa Thiong’o, poeti i lindur në Siri, Adonis (Ali Ahmad Said Asbar), japonezi Haruki Murakami si edhe amerikanët Don DeLillo, Joyce Carol Oates dhe Philip Roth. AFP vlerësonte se kandidatë të tjerë për këtë çmim ishin edhe britaniku, Salman Rushdie, shqiptari Ismail Kadare, izraeliti David Grossman dhe dramaturgu norvegjez, Jon Fosse dhe francezi me origjinë çeke, Milan Kundera.  Vitin e kaluar, Çmimin “Nobel” për letërsinë e mori shkrimtarja bjelloruse, Svjetllana Aleksijeviç.

Please follow and like us: