Këngëtare shqiptare që përfaqësojnë denjësisht vendin e tyre
Një prej mediumeve franceze ka publikuar një shkrim në të cilin rendit 6 kengëtare shqiptare të cilat vazhdojnë të ruajnë kulturën dhe traditat e tyre.
Portali, “Hajde.fr”, i konsideron këngëtaret si persona që po i japin një tjetër reputacion shqiptarëve nëpër botë.
Gjashtë yjet e Ballkanit, për Hajde.fr, janë Rita Ora, Era Istrefi, Dua Lipa, Bebe Rexha, Eliza Dushku dhe Inva Mula.
“Hajde” shkruan se të gjitha këto gjashtë emra, tri të parat nga Kosova e të tjerat nga Shqipëria, gjithmonë kanë cekur origjinën e tyre dhe kanë ruajtur thjeshtësinë në skenë, para publikut e audiencës.
“Hajde” shkruan një biografi për secilën prej artistëve, duke nisur me Rita Orën, duke përmendur hitet e Dua Lipës, duke krahasur edhe njëherë Era Istrefin me emrat si Rihanna e Sia, për të vazhduar me Bebe Rexhën nga Dibra si krijuese të hitit “Monster” nga Rihanna dhe Eminem.
Eliza Dushkun gazeta online e përmend si një ndër aktoret shqiptare më të arrira në botë ndërsa sopranoja Inva Mula, e lindur në Tiranë por një emër që ka rrokur skenat më të mëdha të muzikës klasike në botë.
Linku i lajmit: http://hajde.fr/2016/10/11/6-stars-originaires-des-balkans/