Albspirit

Media/News/Publishing

Qyteti i vogël kanadez që i ofron një tokë dhe një punë kujtdo që pranon të jetojë atje

qytteiCape Breton është një ishull i vogël i lokalizuar në lindje të Nova Scotia, Kanada. Një supemarket, një furrë buke dhe një dyqan është gjithçka ka kjo copë parajse e fshehur që po shpreson të zgjerohet. Në fakt, ata kanë gjithçka iu duhet përveç njerëzve.

Ky ishull i mrekullueshëm, me natyrën e tij unike dhe ambientin ekologjikisht shumë të pastër, ka shumë për të ofruar; vende interesante, ambiente fëmijësh, kisha etj. Popullsia e qytetit është afro 150 mijë banorë, por gradualisht në rënie. Në këto kushte, dhe në mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar, pronarët e bizneseve, përmes faqes në Facebook ( © facebook/ FarmersDaughterCountryMarket), postuan një lajmërim që duket shumë i bukur për të qenë i vërtetë: Kushdo që ka dëshirë të shpërngulet në këtë vend, do t’i sigurohet një punë dhe një sipërfaqe toke.

qyteti

Gjithsesi, është e rëndësishme të kuptohet se punëtorët e huaj nuk mund të aplikojnë për një punë derisa Cape Breton nuk është i kualifikuar për Programin e Punëtorëve të Jashtëm. Qyteti mund të pranojë vetëm njerëz të cilët janë të autorizuar ligjërisht për të punuar në Kanada.

qyteti1

Megjithatë, ne nuk keni pse nxitoheni për të hequr dorë! Sipas ligjit kanadez, ju duhen vetëm 2 dokumente për të përfituar një punë në Kanada: një ftesë nga një punëdhënës kanadez, e miratuar nga Ministria e Punës dhe Zhvillimit Social, e Kanadasë, dhe një leje pune e cila lëshohet pas marrjes së një vize të përkohshme. A jeni gati për të bërë hapat e parë drejt ëndrrave tuaja?

Please follow and like us: