Puth një të panjohur gjatë festës së beqarisë, videoja virale i kushton martesën
Festa e saj e beqarisë nuk mund të shkonte më katastrofë se kaq. E filmuar teksa, gjysmë e dehur puthte me pasion një burrë të panjohur, një vajzë e pagoi shtrenjtë atë që duhet të ishte nata e saj e fundit si beqare, pak orë përpara se të shkëmbente unazat me burrin e saj të ardhshëm.
Emma Ayala, një vajzë meksikane nga Hermosillo, e cila në vigjilje të dasmës së saj kishte shkuar me mikeshat në një pishinë në Playa del Carmen, gjatë festës së beqarisë u argëtuar pa lënë asgjë mangët; alkool dhe dëfrim pa kufi për të dhe të ftuarit; kërcime, lojëra në ujë dhe… një puthje pasionante nga një djalë i panjohur, moment të cilin dikush nga të ftuarit nuk ka nguruar ta regjistrojë. Videoja e shkurtër e postuar në rrjete sociale u bë shpejt virale nën hashtagun #LadyCoralina, duke iu referuar emrit të barit ku u zhvillua festa.
Sigurisht që ajo puthje mbërrit edhe tek sytë e Pablo Torres Gandara, i fejuari i Emës, i cili nuk ngurroi të anulonte dasmën duke i dhënë lamtumirën.