Albspirit

Media/News/Publishing

Yahoo: Hakerat kanë vjedhur informacionet e 500 milionë përdoruesve

_90508261_yahoologoflickrYahoo ka deklaruar se hakerat kanë arritur që të vjedhin informacionet e 500 milionë përdoruesve, çka klasifikohet si shkelja më e madhe kibenertike e pranuar publikisht në histori.

Sipas kompanisë, mes të dhënave të vjedhura janë informacione personale si emra, adresa poste elektronike, numra telefoni, ditëlindje dhe fjalëkalime. Vjedhjet janë bërë që në vitin 2014, por vetëm tani janë bërë publike. Mirëpo, Yahoo deklaroi se nuk janë prekur të dhënat e  kartave të kreditit.

FBI ka deklaruar se ka nisur hetimet për këto pretendime të kompanisë. Gjithashtu Yahoo është shprehur se informacionet janë vjedhur nga një aktor i sponsorizuar nga një shtet, por nuk dihet përgjegjësi.

Please follow and like us: