Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook, 5 milionë USD për 900 hulumtues sigurie në 5 vitet e fundit

Më shumë se 1 miliard njerëz në mbarë botën përdorin rrjetin social Facebook çdo ditë duke e bërë një shënjestër joshëse për hakerat. Natyrisht kompania nuk ja arrin kurrë të mbyllë çdo hendek sigurie që ka platforma dhe për këtë rrjeti social ka një fushatë shpërblimesh për ata që raportojnë probleme sigurie.

Facebook tha se kishta paguar 5 milion dollar për 900 hulumtues sigurie përgjatë 5 viteve të fundit që nga lindja e programit të shpërblimeve.

“Lançimi dhe mirëmbajtja e një programi të tillë për 5 vit e nuk është diçka e lehtë dhe çdo gjë arritur nuk do të mund të ishte një realitet pa komunitetin e hulumtuesve të sigurisë,” shkroi inxhinieri i sigurisë, Joey Tyson.

Ndërsa rrjeti social refuzoi të ofronte numrin e problemeve të sigurisë, kompania tha se kishte marrë mbi 9,000 raportime nga hulumtues në Indi, SHBA dhe Meksikë. Plot 611,741 dollar u dhanë për 149 hulumtues përgjatë këtij viti.

Në 2014-tën rrjeti social kishte shpërblyer me mbi 1,3 milion dollar plot 321 hulumtues.  Twitter ka shpërblyer me 300,000 dollar hulumtuesit 2 vite nga lançimi ndërsa Google me mbi 6 milion dollar në gjashtë vitet e fundit. Apple është lojtari më i ri sepse programi i shpërblimeve filloi këtë vit.

Please follow and like us: