Albspirit

Media/News/Publishing

Gratë i turren Trumpit, dëshmi dhe akuza për ngacmime seksuale

Trump nuk po kërkon më falje. Akuzat për ngacmime seksuale, që nuk kanë të ndalur, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë i quan kurthe.

E teksa Trump shfajësohej në Greensboro të Karolinës së Veriut, në të njëjtën kohë, një tjetër grua së bashku me avokaten e saj shfaqej në konferencë për shtyp në Kaliforni, duke e akuzuar Trumpin se e kishte prekur pa dëshirën e saj.

“Nuk i njoh kush janë ato gra. I shoh në televizior, është e neveritshme, por këtë po e nxit dikush. Nuk kanë dëshmitarë, askush s’ka qenë atje. E bëjnë për famë”, tha Trump.

Por, të paktën për Summer Zervos, konkurrente e edicionit të pestë të “The Apprentice” në vitin 2006, ai nuk mund të ankohet më se nuk e njeh. Ajo rrëfen me detaje, sesi ai e çoi në një dhomë hoteli dhe çdo veprim të tijin, në atë që duhet të ishte një takim pune në vitin 2007.

“Teksa po largohesha, ai më puthi në buzë. U bëra nervoze dhe më erdhi turp. Kjo nuk ishte ajo që prisja dhe as nuk doja që të ndodhte”, tha Summer Zervos, ish-konkurrente e “The Apprentice”.

Më herët, gjatë së premtes, “Washington Post” kishte publikuar të tjera dëshmi. Trump thotë se e gjithë kjo është një fushatë diskredituese.

Please follow and like us: