Albspirit

Media/News/Publishing

Biblioteka shqiptare feston ditëlindjen e parë

 

Pilsting, Landshut,Germany Z. Maxhum Smjali, nje veprimtar dhe patriot i mirë, me një sipërmarrje individuale prej një viti i ka dhënën jetë një bibilioteke shqiptare të quajtur ‘Mark Krasniqi’. Duke i dhënë emrin e një akademiku shqiptar të shquar , Z. Smajli bën pjesë të kësaj nisme shumë dorëshkrime, me tematika të ndryshme, duke mar spunto edhe nga lufta në Kosoë, kujtime, foto, dokumente të reja, të vjetra etj. Gjatë promovimit Z. Smajli na tregon me mjaft krenari të gjithë përbërjen e bibliotekës së tij, pa lënë në harresë arkivin e tij madhëtor të të gjithë shtypit të kohës prej vitit 1992, të gjithë korrespondencat e tij, shkrimet dhe titujt e gazetave me tematike jo vetëm lufte. Pjesë e bibiliotekës janë qindra foto, video të cilat janë shkrepur nga momentet e luftës, të cilat i tregon me mjaft dhimbje. Z. Smjali është autor i revistës periodike ‘Bota Sot’, gjithashtu edhe ideator i bibiliotekës se parë shqipe në vitin 1992, e cila u dogj gjatë luftës në Bosnje po atë vit. Fati e deshi që ai të shpëtoje rreth 376 ekzemplar, të cilat i dhanë mundësi fëmijëve të mësojnë shqip. Pas mërgimit të tij në Gjermani, ai pati sërish mundësi të risjellë në jetë bibiliotekën ‘Mark Kasniqi’ duke bërë pjesë të saj shumë tituj shqip edhe pas një viti krijimi. Gjatë aktivitetit, zotëria nuk harroi pa përmendur të gjithë miqtë e tij, krerë të shoqatave, shokë, të ftuar, aktivistë e patriotë shqiptarë. Duke qenë fanatikë të traditës shqiptare, nuk kish si të mungontë një përshëndetje artistike e prezantuar nga kantautori nga Tirana Esat Ruka. Jo e fundit për nga rëndësia, promovimi u përmbyll me një film dokumentar i cili tregonte nga afër dhimbjet dhe vuajtjet e shqiptarëve gjatë luftës, i cili la jo pak gjurmë e dhimbje tek të gjithë të pranishmit, ish´-pjesëmarrësit e luftës në Kosovë.

 

Please follow and like us: