Zbulimet historike që askush nuk ka mundur t’i shpjegojë
Historia e botës është e mbushur plot me mistere. Askush prej nesh nuk do të jetojë aq gjatë sa t’i shohë ato të gjitha të zgjidhura. Por është gjithmonë interesante t’i hedhësh një sy gjërave vërtetë të çuditshme që ende qëndrojnë nën sipërfaqe.
- Zogjtë Moa
Moa ishin zogj jofluturues që kanë jetuar në Zelandën e re dhe janë zhdukur përfundimisht rreth vitit 1500. Ata janë vrarë, sipas një teorie nga fiset Māori. Gjatë një ekspedite në shekullin e 20, shkencëtarët ranë në gjurmë e një kthetre shumë të madhe që i përkiste njërit prej zogjve Moa dhe ishte ruajtur në mënyrë të pabesueshme për shekuj me radhë.
- Tempulli i Saksaywaman, Peru
Punimi perfekt i gurit në këtë tempull është me të vërtetë mahnitës. Është e pumundur të kalosh qoftë edhe një cope letre shumë të hollë mes gurëve, me anë të të cilëve është ndërtuar tempulli. Përveç kësaj, çdo gur ka një sipërfaqe të lëmuar dhe kënde të rrumbullakosura. Si është ndërtuar? Askush nuk e di.
- ‘Porta e diellit’, Bolivi
‘Porta e diellit’ gjendet në Tiwanaku, një qytet i lashtë dhe misterioz në Bolivi. Disa arkeologë besojë se ajo ishte qendra e një perandorie shumë të madhe gjatë mijëvjeçarit të parë para Krishtit. Askush nuk e di se çfarë kuptimi kanë gdhendjet mbi Portë. Ndoshta kanë ndonjë kuptim astronomik ose astrologjik.
- Shpellat Longyou, Kinë
Këto shpella janë ndërtuar nga dora e njeriut. Një punë kaq e vështirë duhet të ketë pasur nevojë për forcën e mijëra njerëzve. Megjithatë, ende nuk ka asnjë të dhënë se kur datojnë këto shpella apo metodën e përdorur për ndërtimin e tyre. Gjithsesi, ato përbëjnë një rekord historik.
- Obelisku i papërfunduar, Egjipt
Ky obelisk nisi të gdhendej nga sipërfaqja e një shkëmbi, por nuk u përfundua kurrë. U la në këtë gjendje, i pambaruar. Përmasat e tij janë të jashtëzakonshme.
- Qyteti nënujor Yonaguni, Japoni
Ky qytet antik u zbulua rastësisht nga zhytësi Kihachiro Aratake. Qyteti nënujor ka ngatërruar keq të gjitha teoritë shkencore. Shkëmbinjtë me të cilat ai është ndërtuar janë zhytur në ujë 10 mijë vjet më parë, shumë kohë para se të ngriheshin piramidat e Egjiptit. Sipas arkeologjive, në këtë periudhë primitive, njerëzit jetonin ende nëpër shpella dhe ushqeheshin e rrënjë dhe gjueti kafshësh; e pamundur që të ishin në gjendje të ndërtonin qytete prej guri.
- Mohenjo-daro (Kodra e të vdekurve), Pakistan
Sekreti i rënies së këtij qyteti ka vënë në pikëpyetje ekspertët për dekada me radhë. Më 1922, arkeologu indian, R. D. Banerji zbuloi rrënojat e lashta në një nga ishujt e lumit Indus. Pyetja ishte: si qe shkatërruar ky qytet i madh? Çfarë ndodhi me banorët e tij? Gërmime të shumta nuk kanë mundur të japin asnjë përgjigje.
- ‘L’Anse aux Meadows’, Kanada
Ky sajt arkeologjik në Kanada ishte themeluar dikur nga vikingët, rreth 1 mijë vjet më parë. Fakti që ai ekziston tregon se detarët skandinavë kanë arritur Amerikën e Veriut shumë kohë para lindjes së Kristofor Kolombit.
- Tunelet e Kohës së Gurit
Zbulimi i një rrjeti të gjerë tunelesh nëntokësore, që shtrihet në të gjithë Europën, nga Skocia në Turqi, tregon se komunitetet e epokës së gurit nuk ishin thjesht gjuetarë. Por, qëllimi i vërtetë i ndërtimit të këtyre tuneleve është ende një mister. Disa studiues besojnë se ato janë përdorur si mbrojtje kundër grabitqarëve, ndërsa të tjerët besojnë se ata ishin një mënyrë për të udhëtuar të sigurt, të mbrojtur nga kushtet e motit të papërshtatshëm apo konflikteve të ndryshme.
- Sferat gjigante të gurit në Kosta Rika
Këto formacione misterioze prej guri janë intriguese jo vetëm për formën perfekte sferike, por gjithashtu edhe sa i përket origjinës apo qëllimit të tyre ende të panjohur. Ato u zbuluan në vitin 1930, nga punëtorët që pastronin xhunglën për të mbjellë një plantacion bananesh. Sipas legjendave lokale, sferat misterioze mbanin flori të fshehur brenda tyre, por në fakt doli se ato ishin bosh.