Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e madhe e spiunazhit Britani-Rusi

Qeveria britanike mbron identitetin e një personazhi me rëndësi të madhe publike që spiunoi për Bashkimin Sovjetik për shumë vite me radhë

Deri në vitet 70, opinioni publik besonte se ishin 4 agjentët britanikë që spiunonin për Bashkimin Sovjetik, por më vonë u shfaq një emër i pestë dhe një i gjashtë, derisa në shtator të vitit 2016 historiani Andrew

Lownie zbuloi ekzistencën e një dokumenti të ruajtur në arkivat kombëtare, mbi identitetin e një tradhtari të shtatë. Kur u kërkoi leje për t’u konsultuar autoritetet ia mohuan, duke ruajtur emrin e agjentit të dyfishtë, gjë tregon për rëndësinë e një persononazhi të tillë. Gazetarët e mirëinformuar mbi këtë çështje pohojnë se ka akoma tjë panjohura në lidhje me skandalin e spiunazhit. Që nga vitet 60 deri në fund të viteve 70, opinioni publik britanik pësoi një goditje emocionale, ku 5 spiunë dhe diplomatë të Britanisë së Madhe, të cilët kishin poste me rëndësi jetike për sigurinë, në fakt ishin agjentë të dyfishtë dhe per dekada u kalonin sekretet e MI5 dhe MI6 shërbimeve të inteligjencës sovjetike.

Shtypi i pagëzoi tradhtarët si “pesëshja e Kembrixhit”, sepse u kapën nga NKDV-ja, agjencia e spiunazhit që parapriu KGB-në, në fillim të viteve 30, në atë Universitet. Në 1990 u zbulua se në fakt ishin 6 agjentët, pasi listës së agjentëve të dyfishtë në shërbim të Bashkimit Sovjetik iu bashkëngjit emri i John Cairncross-it, specialist! më i madh i spiunazhit britanik në deshifrimin e kodeve. Falë shërbimeve të tij KGB-ja mori çelësat e deshifrimit të mesazheve të MI5 dhe MI6. Agjenti i dyfishtë jeton ende

Që atëherë të shumtë kanë qenë gazetarët dhe historianët që janë përpjekur për të shtuar më shumë emra në listën e spiunëve britanikë. Shumë specialistë dyshojnë se mund të jenë më shumë se sa janë në të vërtetë, të zbuluar si nga Universiteti i Kembrixhit ashtu edhe në të gjithë Britaninë. NKVD-ja i përzgjidhte studentët prokomunistë, të cilët stërviteshin në artin e spiunazhit dhe më pas u urdhërohej që të përpiqeshin të hynin në shërbimet sekrete, ose në karrierën diplomatike. Plani nuk doli ashtu si pritej sepse pas një dekade inteligjenca sovjetike mori një informacion sekret se Josif Stalini kishte dyshime që ata nuk ishin agjentë të dyfishtë, por të trefishtë, të stërvitur nga britanikët që të kapeshin nga NKDV-ja.

Andrew Lownie në fund të shtatorit zbuloi ekzistencën e një letre në arkivat kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, ku bëhet i ditur emri i një agjenti të dyfishtë që jeton akoma. Kur Lownie kërkoi të kishte akses në letrën e cituar, autoritetet ia mohuan me arsyetimin se marrëdhëniet personale të tradhtarit mund të viheshin në rrezik. Në të vërtetë qeveria ia mohoi zbulimin e identitetit të spiunit, sepse pa dyshim bëhet fjalë për një person me një rëndësie publike, një që mund të shkaktojë një skandal pa precedentë.

Lista e tradhtarëve

Përveç Cairncross-it që e sipërpërmendëm kanë spiunuar për KGB-në persona të sërës së Anthony Blunt, agjent i MI5-ës, profesor i merituar i Arteve të Bukura në Universitetin e Kembrixhit, i cili është konsideruar historiani më i madh i arteve të shekullit XX, ruajtësi i Koleksionit Mbretëror dhe një nga këshilltarët kryesorë të Mbretëreshës Elisabeta e dytë. Guy Burgess që për shumë vite ka qenë sekretar personal i ministrit të punëve të jashtme, Donald Maclean që kishte postin e drejtorit të komisionit të përbashkët britaniko-amerikan mbi politikat e zhvillimit atomik, duke patur akses në të gjitha sekretet bërthamore britanike dhe ato amerikane.

Wilfrid Mann, agjenti i MI5-ës dhe fizikant bërthamor që i transmetoi Bashkimit Sovjetik informacionin shkencor që shteti komunist të ndërtonte arsenalin atomik dhe Kim Philby që mbante detyrën e lidhjes së spiunazhit britanik me CIA-n. Dezertori rus që i dinte të gjitha. Aleksandër Orlov, anëtari i NKVD-se kishte detyrë për të kontrolluar spiunët e dyfishtë britanikë.

Në vitin 1938, gjatë viteve të ideologjisë staliniste shumë nga shokët e tij u pushkatuan dhe kjo e detyroi Orlovin të arratisej me familjen në Kanada, por më parë i dërgoi një letër shefit të tij me listën e të gjithë agjentëve britanikë që spiunonin për Bashkimin Sovjetik dhe me paralajmërimin se, nëse ai ose familja e tij do të pësonin diçka, lista do të binte në dorë të MI5-S.

Në vitin 1953, Orlovi shkroi një libër për peripecitë e tij tek NKDV-ja, por pa treguar sekrete të mëdha. Edhe pse inteligjenca britanike e mori në pyetje, ai nuk tregoi asgjë nga lista. Orlovi vdiq në Amerikë në vitin 1973 duke e marrë me vete sekretin e tij të fundit.

Please follow and like us: