Realiteti virtual i Facebook, një hap drejt së ardhmes së rrjetit social
Gjatë një konference të mbajtur në Konket të Kalifornisë, CEO-ja i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, shprehu vizionin e tij në lidhje me realitetin virtual të rrjetit social, Facebook.
Kompania Oculus ka lajmëruar se në muajin dhjetor do të hedhë në treg software-t Oculus Room dhe Oculus Social së bashku me hardware-t e tyre.
Arsyeja e përvetësimit të pajisjeve të mësipërme kuptohet edhe më mirë kur shikohen shembujt e videove të realitetit virtual. Në këtë realitet virtual, ju do të keni mundësinë për të zhvilluar lojëra të ndryshme me miqtë tuaj dhe të keni një fushëpamje prej 360 gradësh të të gjithë realitetit virtual në të cilin jeni. Miqtë tuaj do të shfaqen në video nëpërmjet avatarëve të tyre dixhitalë.
Edhe vetë Zuckerberg ka marrë pjesë në këtë demo të realitetit virtual, ku shfaqet duke luajtur me Justin Timberlake. Gjatë kohës që ata po luajnë, Mark merr një telefonatë nga gruaja e tij Kamila, nëpërmjet Messenger-it të Facebook-ut dhe ai arrin që t’i përgjigjet.
Pas shfaqjes së demos, përfaqësues të kompanisë Oculus u shprehën se në fund të këtij dhjetori do të nxjerrin në treg pajisjen Oculus Touch me 2 kontrollues (199 dollarë), ndërsa pajisja Room Scale do të dalë në treg në fillim të dhjetorit në datën 6.
Ndërsa Zuckerberg nuk dha një datë të caktuar se kur Facebook do të përvetësojë teknologjinë e realitetit virtual. Por të gjithë përdoruesit e Facebook-ut shprehen se ata janë të bindur se ky rrjet social do t’i dërgojë më shpejt përdoruesit e tij në palnetin Mars se sa Elon Musk*, të paktën në realitetin virtual.
_____________
*Elen Musk është themeluesi dhe CEO i Space X, i cili mendon së në fund të viteve 2060 në mars numri i banorëve do të shkojë deri në 1 milion.