Albspirit

Media/News/Publishing

Juncker: Nëse dështon marrëveshja për migrantët Turqia do të jetë fajtore

  • RFE /RL

Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker ka hedhur poshtë kërcënimet e Turqisë se do të heq dorë nga një premtim për të ndalur një valë të migrantëve ilegalë në Evropë nëse BE-ja nuk i jep Turqisë liberalizimin e vizave.

Udhëheqësit turq do të fajësohen nëse marrëveshja dështon, tha Juncker në një intervistë të publikuar të shtunën, përmes së cilës ka paralajmëruar se Turqia po largohet nga vlerat demokratike dhe lidhjet më të afërta me BE-në, shkruan AP.

“Jam imun ndaj kërcënimeve të udhëheqësve të Turqisë” i tha Juncker të përditshmes belge Le Soir. “Nëse Turqia nuk përmbushë kushtet e përcaktuara, nuk do të ketë përparim në çështjen e vizave”, tha ai duke shtuar se nëse marrëveshja dështon “do të jetë dështim i Turqisë”.

Turqia u pajtua, në muajin mars, që të ndalojë kalimin e migrantëve ilegalë nga Greqia në shkëmbim të ndihmës financiare për ata që ishin nën përkujdesjen e saj, premtimin për lëzizjen e lirë të qytetarëve të saj në BE dhe përshpejtim të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Por kishte një bllokim për planin që t’I sigurohet Turqisë një qasje pa viza në Evropë, meqë Brukseli fillimisht dëshiron që Turqia të ndryshojë ligjet e saj anti terror, që ajo I sheh si shumë të zgjeruara

Udhëheqësit evropianë gjtihashtu e kritikuan Turqinë për arrestimin e udhëheqësve kryesorë të partisë kryesore pro kurde në vend. (REL)

Please follow and like us: