Universiteti kinez ndalon çdo formë afrimiteti mes studentëve
Universiteti kinez i Qingdao Binhait në Kinë ka miratuar një rregullore mjaft të rreptë që ndalon këdo që të shprehë çfarëdo forme afrimiteti me dikë. Jo vetëm që puthjet janë krejtësisht “jashtë ligjit”, por edhe mbajtja për dore apo ndarja e një pjate në mensë mund të ndëshkohet rëndë.
Këto ndalime pëfshijqë edhe ndarjen e kufjeve kur je duke dëgjuar diçka. E jo vetëm kaq, por një djalë nuk mund të tregohet “zotëri” e të ndihmojë një vajzë për diçka.
Rregullorja është vënë në zbatim me përpikmëri. Një djalë i cili i “kap mat” duke u mbajtur për dore me të fejuarën e tij, u detyrua të pastronte banjot e universitetit si ndëshkim. E mund të themi se djali ishte me fat, pasi rregullorja e re parashikon edhe përjashtimin për këto lloj gjestesh “të pahijshme”.
Sipas drejtuesve të universitetit privat, kjo është një formë edukimi për studentët të cilët duhet të mesojnë të sillen në mënyrë korrente në publik.
Por sigurisht, nuk kanë munguar kritikat ndaj rregullores së “ashpër”. Sipas disave kjo formë edukimi forcon stereotipat dhe nuk i dobëson ato, pasi shoqëria kineze ka ndryshuar shumë në vitet e fundit.