Jennifer Lopez, apel te komunitetin latin në USA: Votoni Clinton!
Dita e madhe po afrohet dhe Jennifer Lopez ka vendosur që të fusë këmbët në fushën e betejës.
Nesër janë zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është bërë zakon që personazhet e njohur të botës së spektaklit t’u kërkojnë amerikanëve të votojnë dhe konkretisht të rreshtohen në krah të kandidates demokrate, Hillary Clinton. Por ajo u drejtohet konkretisht votuesve të shtetit të Floridas, për të cilin thotë se ka një rëndësi të veçantë për të. Jo më kot pasi në Florida plot 27 milionë latinë mund të votojnë dhe J.Lo këmbëngul që ata ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Bukuroshja 46 vjeçare u kërkon që të përdorin zërin e fuqishëm që Amerika po u jep dhe të bëhen vendimtarë në fatin e këtyre zgjedhjeve. Dhe ç’është më e rëndësishmja, votën ta hedhin për ish Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.