Anri Sala me ekspozitë në “New Museum” në SHBA
Një prej artistëve më të njohur të dekadave të fundit, shqiptari Anri Sala ka hapur një ekspozitë të rëndësishme në “New Museum” mbrëmjen e 3 shkurtit në Manhatan. Ndër realizimet e shkëlqyera të artistit, ekspozita shënon një studim më të plotë të punës së tij deri më sot në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton faqja zyrtare e këtij muzeumi të rëndësishëm në Nju Jork, aktiviteti i mbrëmshëm u shoqërua me pjesëmarrjen e personaliteteve të artit dhe kulturës, të cilët ndoqën me vëmendje video artin që kishte “pushtuar” pothuaj të gjitha sallat e muzeut.
Duke theksuar interesin e vazhdueshëm të Salës në mënyrën se si muzika ndikon në përfshirjen e arkitekturës me historinë, “Anri Sala: Answer Me” (Më jep njw përgjigje), kjo ekspozitë përfshin audio dhe video multichannel si dhe instilacione, të cilat janë vendosur në galerinë e dytë, të tretë dhe të katërt, kompozuar sipas një përvoje të veçantë simfonike të këtij muzeu, thotë i një burim. Në punët e tij të para video nga fundi i viteve 1990, Sala përdori strategjinë e dokumentarit për të shqyrtuar jetën pas rënies së komunizmit në vendlindjen e tij në Shqipëri, duke respektuar rolin e gjuhës dhe kujtesës, e cila rrëfen historitë sociale dhe politike. Në fillim të vitit 2000, veprat e tij video kanë hetuar efektet psikologjike të përvojave akustike, e cila përfshin muzikën dhe zërat, ashtu si gjuha është e aftë të ngjallë deri imazhet, zgjimin e nostalgjisë dhe të na komunikojë emocionet.
Ish-studenti i Akademisë së Arteve në Tiranë, me talentin e tij tashmë ka shtrirë vendndodhjen e tij artistike në shumë shtete të botës, duke ofruar një nivel të lartë bashkëkohor siç shprehet dhe ish-pedagogia e tij me banim në Amerikë, Mariana Eski. Në rrjetin social Facebook ajo shkruan: me talentin e tij, vinte në një tjetër dimension me veprën e tij madhore, si një artist bashkëkohor, i suksesshëm. Ishte një takim nga të rrallët mes miqsh të vjetër ardhur edhe nga Shqipëria. Prindërit e artistit, Bashkim e Valdete Sala, e gjithë familja përjetonin mes emocionesh suksesin e djalit dhe vëllait të tyre rrethuar nga personalitete të artit, si regjisorja Liri Begeja, e cila jeton në Francë, e kish ardhur të nderonte veprën e artistit, shoqja e klasës, Edit Pulaj dhe miqtë e familjes, Delina Fico, Shpëtim dhe Miranda Telegrafi…
http://www.newmuseum.org/exhibitions/view/anri-sala