SFIDA PER SHQIPERINE, takim prezantues me qytetaret e Elbasanit
Të martën 8 nëntor në orën 18.00 Partia SFIDA PER SHQIPERINE organizon ne Hotel Imperial ne Elbasan takimin e parë prezantues me qytetarët e këtij qyteti.
Takimi synon njohjen e pjesëmarrësve me parimet themelore, vlerat dhe statutin e partisë, si dhe me themeluesit e saj.
SFIDA PER SHQIPERINE është themeluar në tetor 2016 nga një grup qytetarësh të angazhuar me qëllim sfidën ndaj monopolit rrënues të partive të vjetra dhe klientëve të tyre. Themeluesit e saj janë intelektualë dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Një pjesë e tyre janë angazhuar në vitin 2015 në kuadër të lëvizjes “Ne Tirana” për fushatën e kandidatit të saj për bashkinë e Tiranës, z.Gjergj Bojaxhi.
SFIDA PER SHQIPERINE ka ftuar të gjithë qytetarët që dëshirojnë sinqerisht ndryshimin e situatës politike dhe ekonomike në vend që të bashkohen për të mundësuar përfaqësimin e interesave të qytetarëve përkundër interesave të një grupi të ngushtë politikanësh dhe klientësh të tyre.
Grupi organizator i SFIDA PER SHQIPERINE