Grekët e themeluan Qeverinë e Malit me flamur shqiptar
Nga Arben Llalla
Viniani i vjetër gjendet në Greqinë Qendrore. Ky fshat historik mbart momente nga lavdia në historinë e Luftës së Dytë Botërore.
Në Vinian më 10 mars të vitit 1944 u themelua Komiteti Politik të Çlirimit Kombëtar – PEEA, me qeverinë e saj të njohur si Qeveria e Malit, pra e zonave çlirimtare malore nga ushtria partizane EAM-ELAS. Kjo qeveri përbëhej kryesisht nga partitë me ide të majta komuniste, agrare, Mitropoliti i Kozanit, Joakim, intelektualë, e të tjerë.
Kështu, emri i këtij fshati të vogël malor i kaloi kufijtë dhe u bë i njohur në të gjithë Europën.
Qëllimi ynë është për të sjellë tek lexuesi një fakt interesant, i panjohur deri më sot. Gjatë punimeve të Komitetit dhe Qeverisë në sfondin e saj qëndronin të varur flamuri grek, britanik, rus, amerikan, francez dhe flamuri shqiptar. Kjo dallohet qartë edhe në këto fotografi, e cila është bërë nga fotografi Spiros Melezhi (1906-2003).
Godina ku u zhvilluan punimet për themelimin e Komitetit Politik të Çlirimit Kombëtar dhe Qeveria e Malit ishte një shkollë. Sot, shkolla e vjetër është kthyer në Muzeun e Rezistencës Kombëtare.
Për fat të keq, ky fshat është i braktisur nga shumica e njerëzve, pasi në shkurt 1966 ra një tërmet, i cili rrënoi shumë prej shtëpive, i dëmtoi rëndë dhe i ktheu në të pabanueshme.
* Arben Llalla është historian dhe njohës i çështjeve shqiptaro-greke