Nard Ndoka ironizon uniformat e reja të policisë: Brenavekët e falura të Erdoganit nuk janë zgjidhje
Prezantimi i uniformave të reja të Policisë së Shtetit s’ka kaluar jashtë vëmendjes së kreut të PDK-së, Nard Ndoka.
Ai ironizon përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, teksa pyet nëse këtej e tutje policët do të bëhen “burra të fortë” me branavekët e falura të Erdoganit?! Ndoka thotë se uniformat e reja të policisë nuk janë zgjidhje për situatën e rendit në vend.
“Ka përditë ngjarje të rënda, vrasje e grabitje, për të mos folur pastaj për kultivimin dhe trafikun e drogës. A zgjidhen këto probleme me uniformat e reja të policisë, të falura nga Erdogani?! A e ndajmë dot policinë nga politizimi? Këto janë problemet të cilat duhen zgjidhur, pastaj le të promovojme edhe branaveket e falur, e te kujtohemi për falenderimet e udhëheqësve të huaj, te cilët janë problematik me demokracinë në vendet e tyre!”, shkruan kreu i PDK-së në Facebook.