Albspirit

Media/News/Publishing

Gjergj Bojaxhi: Ja pse votova Hilarin!

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, Gjergj Bojaxhi i partisë  “Sfida për Shqipërinë”, ka treguar se si shtetas amerikan, votoi për herë të parë, për kandidaten e demokratëve. Bojaxhi tha se ishte shumë i pakënaqur me dy kandidaturat, por zgjodhi të votonte Hilarin prej hallit dhe se nuk kishte alternativë tjetër më të mirë. Bojaxhi tha se për shqiptarët nuk do të ishte e ndershme që të votonin për presidentin e ardhshëm të Amerikës, duke pasur parasysh etninë e tyre.

“Unë jam i regjistrua si votues në shtetin e Floridës , i cili futet në këto shtetet e lëkundura që mund të shkojë sa në një drejtim në një tjetër. Është shtet që ka shumë vota, pasi në Amerikë sistemi është i tillë që votojnë shtetet për presidentet, pra qytetarët votojnë brenda shtetit dhe votat e tyre nuk ndahen për kandidatët. Por nëse një kandidat ka më shumë vota në një shtet, atëherë të gjithë përfaqësuesit vendosin për kandidatin. Unë për herë të parë votova për kandidaten demokrate, Hilari Klinton.

Ishte një votë me shumë dhimbje, pasi unë mendoj që qytetarët dhe votuesit amerikanë kanë dy zgjedhje katasrtofike si kandidatë për presidentë amerikanë.

Në të kaluarën kam pasur tendencën që të votoj republikanët. Kam jetuar më parë ne nje një shtet ku fitojnë gjithmonë demokratët, pasi në Amerikë ka shtete që janë të ndarë në republikanë dhe demokratë.

Votën për Hilarin e dhashë me idenë që do të ndikojë sepse në Florida çdo votë është vendimitare. Por të dy kandidaturat janë shumë të dobëta. Unë do të doja që partia republikane të kishte një kandidat më normal, e po kështu edhe partia demokratike mund të nxirrte figura shumë më të mira. Hilari është një figurë shumë e kontestuar. Përveç faktit që ka një histori me Shqipërinë dhe nëse do të votonim thjesht si shqiptarë, do të isha dakord  që të votohej ajo. Unë mendoj që nuk është e moralshme dhe ndershme, që të jesh shtetas amerikanë, të paguash taksat dhe të përfitosh nga ai vend dhe të votosh thjesht sepse ke një etni tjetër. Vota ime ishte një zgjidhje nga halli, jo nga dëshira dhe nga frymëzimi”, tha Bojaxhi.

Please follow and like us: