Wikileaks, viktimë e një sulmi DDoS pak orë përpara zgjedhjeve në SHBA
Të dielën në mbrëmje, WikiLeaks publikoi një numër të ri email-esh të hack-uara nga Komiteti Kombëtar Demokratik.
Mëse 8,000 email-e u publikuan online duke e çuar në 50,000 numrin e e-maile-ve të publikuara lidhur ngushtë figura të shquara brenda Komitetit e në mesin e tyre edhe drejtori i fushatës të Hillary Clinton, John Podesta.
Megjithatë këtë herë gjërat nuk shkuan siç i kishte planifikuar WikiLeaks. Të Hënën në mëngjes Wikileaks deklaroi në Twitter pak pas publikimit ishte bërë viktimë e një sulmi madhor DDoS.
Çfarë është më e çuditshme?
Shpejt pasi WikiLeaks raportoi DDoS në serverat e tyre të publikimit të email-eve, Twitter gjithashtu u bë i pa arritshëm, dhe ndërprerja zgjati të paktën 30 minuta.
Sipas një monitorimi të statusit, ndërprerja në Twitter filloj rreth orës 6:45am GMT dhe vazhdoi për afërsisht gjysmë ore, edhe pse disa raporte sugjerojnë se impakti ndryshon nga përdoruesi në përdorues dhe shumë përdorues ishte ende duke përjetuar probleme në Japoni disa orë më pas.
Ja çfarë shkroi WikiLeaks në faqen e tyre në Facebook:
“Ne jemi ende në sulmin DDoS në serverat tonë të publikimit të e-mail-eve, dhe me sa duket Twitter është i pa arritshëm gjithashtu, ne jemi të paaftë që të konfirmojmë mëse ky është një sulm në Twitter.”
WikiLeaks i paarritshëm! Twitter i paarritshëm! A kajnë lidhje këto dy ngjarje me njëra-tjetrën?
Në këtë moment, nuk ka ndonjë lidhje me mes dy incidenteve, edhe pse disa përdorues në Twitter i lidhën shumë shpejtë këto dy ngjarje me njëra-tjetrën.