Fotografi i Presidentëve Amerikanë ka qenë një shqiptar, Xhorxh Tejmsi ndodhet në Tiranë
Nga Drini Zeqo
Presidentë Amerikanë dhe marrëdheniet Shqiptare, është ekspozita e parë e një prej fotografëve më të njohur, Xhorxh Tejmzi. E veçanta e tij është se përveçse ka njohur nga afër ish Presidentët Amerikanë, nga Frenklin Ruzvelt deri tek Xhorxh Bushi ka të bëje me origjinën e tij. Ai është fotoreporteri shqiptaro- amerikan I New York Times.
I ati I XhorXh Tejmzit ishte një Shqiptar I cili emigroi në Amerikë në fillim të viteve 1900. Por familja e tij ka pak informacione për këtë fakt. Ky është një detaj për të cilin na foli për opinion.al edhe vajza e tij Stefanie Tejmzi e cila ka mbërritur dhe gjendet në Shqipëri. Stefani disponon shumë pak foto ku duket I ati I Xhorxh Tejmzit , dhe kjo është njera prej tyre, nje lloj portreti familjar.
Ekspozita e cila u hap mbrëmjen e së martës në ambjentet e muzeut historik kombëtar vë përballë imazhet e dhjetë presidentëve bashkë me përshkrime të gazetave shqiptare të kohës lidhur me ngjarjet botërore që kanë qenë të rëndesishme për secilën presidencë amerikane. Pikërisht ky ballafaqim I cili na lejon që diskursin shqiptar ta vendosim në dialog me fotografitë e Xhorxh Tejmzit.
Stefanie Tejmz është shumë e emocionuar që gjendet në Tiranë. Teksa risheh fotografitë e të atit të saj të eskpozuara në vendin e tij të origjinës. Ajo na tregoi gjatë një interviste për emisionin opinion.al se çdo vizitor mbase do sjellë edhe ndonje dëshmi, mbase do ketë ndonjë histori ose mund të dijë ndonje detaj për origjinën e familjes së saj.
Fotot e Xhorxh Tejmzit krijuan një histori pamore të banorëve më të shquar të Uashingtonit, në çaste triumfi dhe tragjedie apo çaste të shpenguara dhe të çiltra reflektimi dhe shplodhjeje.
Lori Ami është drejtore akadamike dhe koordinatore e të drejtave të njeriut, ajo na foli për rëndesinë që ka kjo ekspozitë duke e vendosur theksin tek ndërtimi I dialogut. Vetëm përmes tij ne mund të njohim historinë, të njohim më mire veten dhe të kuptojmë cilat kanë qenë të mirat apo gabimet gjatë historisë tregon ajo gjatë intervistës.
Këto Imazhe mbeten të rëndesishme, në mënyrë që edhe këtu në Shqiperi të çelet një bashkëbisedim lidhur me të shkuarën si dhe lidhur me ecjen përpara drejt një të ardhmeje më të ndritur. Kjo eshte edhe një nga mënyrat si e sheh çeljen e kesaj ekspozite Ambasadori Amerikan në vendin tonë Donald Lu.