Sanksione të reja të BE pas aneksimit të Krimesë
/AFP/ – Bashkimi Evropian miratoi një valë të re sanksionesh ndaj disa personaliteteve të akuzuar për shkelje të sovranitetit të Ukrainës, shkak i aktiviteteve të tyre në Krime, rajon i aneksuar nga Rusia në 2014, bëhet e ditur nga burime zyrtare.
”Këshilli i BE-së i përfaqësuar nga 28 shtetet anëtare miratoi një listë të re me emrat e shënjestruar nga masat shtrënguese që lidhen me veprimet e ndërmarra kundër integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës », deklaroi ministri sllovak i Financave, Peter Kazimir vendi i së mban presidencën e radhës së Këshillit të BE-së.
Atij iu drejtuan pyetje gjatë një konference shtypi në përfundim të një takimi të 28 ministrave të Financave në Bruksel. Ai nuk dha asnjë detaj.
”Indentitetet e personave të përfshirë nga këto sanksionet të reja do të jenë të detajuara të mërkurën në gazetën zyrtare të BE-së, duke e bërë të vlefshme zbatimin e tyre”, sipas disa burimeve.