Albspirit

Media/News/Publishing

Taksisti shqiptar që mbështeti Trump, çmenden mediat e huaja

Uljan Kolgjegja, 37, an Albanian taxi driver, points to a picture of U.S. Republican candidate Donald Trump in his car in the Albanian capital, Tirana, Monday, Sept. 26, 2016. Kolgjegja said Monday he was prompted to decorate his taxi with pictures of the Republican candidate after Albania’s Prime Minister Edi Rama said Trump could be "a real threat to Albanian-American ties." The move has attracted attention in the capital Tirana and Kolgjegja says he is earning more money than ever before in his 13 years as a taxi driver. (AP Photo/Hektor Pustina)

Uljan Kolgjegjaj, taksisti i njohur për të gjithë shqiptarët pasi herë pas here e ka mbuluar taksinë e tij me fytyra të personazheve të njohur të showbizit dhe politikës shqiptare, kësaj here është bërë lajm në mediat e huaja.

Këto kohë kur debati për zgjedhjet presidenciale në SHBA ishte mjaft prezent edhe në Shqipëri, ai kishte vendosur që të shfaqte publikisht mbështetjen e tij për Donald Trump, duke mbështjellë taksinë me imazhin e tij. E duket se goditi në shenjë me këtë parashikim, pasi Trump u shpall President i SHBA-ve.

Por këtë lajm e kanë spikatur edhe mediat e huaja, dhe gjermania ‘Spiegel online’ i ka kushtuar një shkrim 37-vjeçarit shqiptar.

1474897733438

“Donald Trump sjell shpresë dhe paqe në botë- të paktën kështu beson një taksist nga Shqipëria”, nis kështu shkrimi i gazetës gjermane.

“Shoferi i taksisë beson së Trump do të sjellë shpresë dhe paqe në botë dhe se çdo gjë do të ndryshojë për mirë. Ai shprehet se Obama dhe Clintoni nuk kanë bërë asgjë për luftën në botë, Trump do ta ndryshojë atë”, vijon shkrimi.

Gazeta gjermane shkruan se Kolgjegjaj thotë se nëse do të fitojë Trump atëherë ai do të hedhë 200 fishekzjarre para kryeministrisë.

Please follow and like us: