Albspirit

Media/News/Publishing

Musine Kokalari, shkrimtarja e parë shqiptare

15027903_1845413005671200_8777305718644340510_n

 

 

Muzeu “Musine Kokalari ” do të mbledh në një aktivitet studiues të shumtë nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Belgjika me synim njohjen dhe vlerësimin e veprës së Musine Kokalarit.

Aktiviteti “Musine, Muza ime”, organizohet me mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër dhe Fondacionit Friedrich Ebert për  gjurmëlënien e saj në shoqërinë shqiptare si shkrimtarja e parë shqiptare.

Studiuese, opozitare e bindur dhe e palëkundur e regjimit komunist, Kokalari ishte përhapëse dhe mbrojtëse e ideve pluraliste në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore, mbrojtëse e mendimit të lirë.

Jeta dhe vepra

Musine Kokalari lindi më 10 Shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë.

Në vitin  1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në15037241_1845413082337859_6632056798088899228_nUniversitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nana plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.

Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth Vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie.

Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.

”Musine, muza ime” aktiviteti do të zhvillohet më datën , 12 nëntor 2016 Qendra Kulturore (ish kinemaja e qytetit) Gjirokastër.

 

Please follow and like us: