Teoria që po përhapet më shumë pas fitores së Trump
Në qershor, kur britanikët votuan për të dalë nga Bashkimi Europian, një teori doli në dritë dhe u përhap kudo.
Duket pak e çuditshme, por shumë njerëz mendojnë se vdekja e David Bowie ka pasur ndikimin në politikat globale.
Aktori Paul Bettany kishte shkruar në atë kohë: Në janar unë nuk e pranova teorinë e një mikut tim se David Bowie ishte ngjitësi që mbante universin bashkë, por nuk e di… nuk e di…”.
Por kjo ide u mbështet nga shumë njerëz, sidomos pas zgjedhjes së Donald Trump si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por në fakt, që nga vdekja e Bowie kanë ndodhur një sërë gjërash. Një sërë artistësh të njohur humbën jetën si , Alan Rickman, Muhammad Ali, Terry Wogan, Ronnie Corbett, Victoria Wood, Prince, and Caroline Aherne.
Koreja e veriut vendosi të lëshojë raketën me rreze të gjatë në hapësira që dhunonte marrëveshjen me Kombet e Bashkuara.
Një terrorist sulmoi në Bruksel, ku mbetën të vdekur 32 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Një bombë vetëvrasëse në Lahore la të vrarë 70 persona.
Panama Papers
Një avion i Egypt Air ra mbi Mesdhe ku la të vdekur 66 perësona.
Mbretëria e Bashkuar votoi për të lënë BE-në. Kjo përhapi një kakofoni dhe pasiguri ekonomike dhe politike.
Abuzimet raciste dhe homofobike janë rritur ndjeshëm në Britani.
Një person shtypi me kamion disa njerëz në ditë e Bastijes në Nicë të Francës.
Në Turqi, grusht shteti ndaj presidentit Erdogan.
Toblerone ndryshoi formën e vet.
Donald Trump u zgjodh presidenti i SHBA-ve.
Këto janë thjesht disa fakte.