Albspirit

Media/News/Publishing

Moska “thërret” Trumpin pas zgjedhjes: Gati të bashkëpunojmë

PutinGjatë fushatës elektorale “ka pasur kontakte” mes Rusisë dhe anëtarëve të stafit të Donald Trump. Lajmi bëhet i ditur nga zv.ministri i Jashtëm rus Serghiei Riabkov, i cili ka shtuar: “Kontaktet do të shtohen pas zgjedhjeve, por duhet kujdes”. Edhe kryeministri Dmitri Medvedev, ka thënë se presidenti i ri amerikan “do të përpiqet për të mbyllur faqen e errët të shkruar në vitet e fundit, edhe ne jemi gati ta bëjmë”. “Moska shpreson në një përmirësim të marrëdhënieve me SHBA-të pas zgjedhjes së Donald Trump”, – ka nënvizuar nga ana e tij, ministri i Jashtëm rus, Serghiei Lavrov. “Ne, – ka pohuar shefi i diplomacisë së Moskës, – respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan. Shpresojm që marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-ve, që aktualisht nuk janë të mira, do të rregullohen dhe do të kthehen në normalitet, gjë që shkon kundër interesave të popujve tanë dhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar”.

Pra, qeveria ruse është gati “për një dialog konstruktiv për bashkëpunim”, me presidentin e ardhshëm amerikan, por nuk ndien “asnjë eufori”.

“Nuk do të doja, – ka shtuar Riabkov, – që populli ynë të ketë përshtypjen që jemi shpresë plot. Duhet thënë, se pozicionet e deklaruara nga personat që rrethojnë miliarderin njujorkez ndaj politikës me Rusinë, janë mjaft të ashpra  dhe ne nuk kemi parë asnjë motiv për të rishikuar në ndonjë mënyrë vlerësimin tonë ndaj SHBA-ve”.

Duke iu referuar marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Rusisë, me presidentët respektivë, zv.ministri ka nënvizuar që “ka pasur periudha ku ka pasur shpresë, me qëllim të mirë dhe pastaj situata shndërrohej në krizë”.

Please follow and like us: