Albspirit

Media/News/Publishing

John McCain planifikon të vizitoj Kosovën

Senatori amerikan dhe ish-kandidati i nominuar nga Partia Republikane për president të SHBA-ve, John McCain ka pasur një takim me ministrin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, të cilit i ka thënë se planifikon të vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt.

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli është takuar me senatorin amerikan John McCain, nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes Brian McKeon, si dhe me sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Michael Fallon.

McCain ka qenë kandidat për president të Amerikës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, kur humbi garën ndaj presidentit aktual të SHBA-ve, Barack Obama.

Siç njofton MSFK-ja, ministri Demolli e falënderoi senatorin Mekejn për mbështetjen e tij gjatë dy dekadave për Kosovën, si një nga zërat më të fuqishëm dhe më të palëkundur të angazhimit amerikan në Kosovë.

“Nga ana e tij, senatori konfirmoi se po planifikon të vizitojë Kosovën së shpejti dhe të shoh nga afër progresin e arritur, si dhe të konfirmojë se do të vazhdojë të jetë i përkushtuar ndaj angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vizionin euroatlantik të shteteve të Evropës Juglindore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Please follow and like us: