Albspirit

Media/News/Publishing

Kur gjyshi i Trump i lutej shtetit gjerman që mos ta dëbonin

Një letër e shkruar me dorë, është gjetur në një arkiv gjerman, në të cilën gjyshi i presidentit të sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, e kishte luftuar pa sukses dëbimin nga Gjermania sepse kishte dështuar të kryente shëbimin e detyrueshëm ushtarak.

Gazeta gjermane Bild e ka printuar sot letrën e vitit 1905, e cila është zbuluar nga një historian, në të cilën Friedrich Trump i kishte shkruar princit bavarian, Luitpold, duke iu përgjëruar liderit “shumë të adhuruar, fisnik, të mençur dhe të drejtë” që të mos e dëbonte.

Por, Luitpold e kishte hedhur poshtë “kërkesën më nënshtruese”.

Gjyshi i Trumpit ishte lindur në Kallstadt, pjesë e atëhershme e Bavarisë, dhe më pas kishte emigruar në SHBA si adoleshent, pa e kryer shërbimin ushtarak.

Por, vetëm pasi kishte krijuar pasuri në SHBA dhe tentuar që të rivendosej në Gjermani, ai ishte urdhëruar që të dëbohej nga Gjermania, dhe përfundimisht u rikthye në SHBA, transmeton express.

Zëdhënësja e arkivës shtetërore “Rhineland-Palatinate”, Isabell Weisbrod, ka thënë se certifikata e lindjes e Friendrich Trump gjendet në arkivë.

letra

Please follow and like us: