Donald Lu: Shqipëria ka zëra kurajozë që flasin kundër dhunës ndaj gruas
Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, i ftuar në forumin e hapur për barazinë dhe kundër dhunës ndaj gruas, është shprehur se në Shqipëri ka zëra kurajozë që flasin kundër dhunës ndaj gruas dhe familjes.
“Dhuna në familje ndodh rreth e rrotull nesh. Një në tre gra janë rrahur ose abuzuar në botë. Më shpesh abuzues janë anëtarët e familjes. Pa përfshirjen aktive të burrave nuk do të përparojmë në këtë drejtim. Shqipëria ka zëra kurajozë që flasin kundër dhunës ndaj gruas”, tha diplomati amerikan.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili deklaroi se duhet të bëhemi bashkë për të mbrojtur familjen.
Please follow and like us: