Albspirit

Media/News/Publishing

Celularët/ AKEP i kthen ofertat 1-mujore në 28-ditore, vidhen 2 ditë

Telefoni-Celulare“Nisma #Thurje” ka botuar një mesazh nga një qytetar në lidhje me një nga skandalet e fundit të kompanive celulare në bashkëpunim me AKEP-in.

Ja çfarë ka konstatuar ky qytetar… dhe një “urim” për krerët e AKEP-it:

“Pershendetje Nisma!

Vjedhjet dhe poshtersinat ne kete vend nuk kane te sosur. Gjithkush nga ne kush perdor telefon (celulare) ka hasur dicka te pazakonte ne lidhje me ofertat mujore. Dje pasi bera rimbushjen dhe aktivizova oferten spontanisht numeroj ditet e ofertes dhe cuditerisht me dalin 28 dite oferte. U habita! Telefonoj sekretarine dhe i them: Si ka mundesi qe oferta 30-diteshe eshte bere 28 diteshe? A mos ndoshta na eshte bere muaji 28 ditesh dhe nuk ditkemi gje? Pasi une rrogen e marr ne fund te 30 diteve?

Eshte vendimi i AKEP-it me thote, per te gjitha kompanite telefonike.

Me thene te drejten nuk e zgjata pasi e di qe ajo s’eshte fajtore. Vetem i them AKEP-it dhe shefave qe kane rene dakord t’na rrjepin ne kete menyre…ilace ju befshin leket tona qe na i merrni padrejtesisht.

Une vetem jam i pafuqishem mirepo ju premtoj se ne cdo rast ku do protestohet (prostest popullore) persa i perket ktyre mashtrimeve dhe zhvatjeve UNE DO TE JEM ATY”.

Please follow and like us: