Albspirit

Media/News/Publishing

Romancierja Asli Erdogan ende në paraburgim për një tjetër akuzë

bnRomancierja e njohur turke, Asli Erdogan, e burgosur prej muajit gusht, do të qëndrojë ende në burg për një tjetër akuzë, njoftoi sot avokati i saj.

“Ajo do të qëndrojë në gjendje arresti për një pikë në akuzën për pjesëmarrje në një organizatë terroriste”, deklaroi për median avokati i saj, Erdal Dogan përpara ndërtesës së burgut të Stambollit ku po mbahet klientja e tij.

“Përkthyesja dhe autorja, Necmiye Alpay, 70 vjeçe, e arrestuar gjithashtu në gusht do të qëndrojë në burg për të njëjtën pikë në akuzë”, sipas së njëjtit burim.

Termi “organizatë terroriste” përcakton Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në luftë kundër shtetit turk prej vitit 1984.

“Rendi i lirimit me kusht i njoftuar nga mediat kishte lidhje me një tjetër pikë që është e bazuar në akuzë, për shkelje të shtetit dhe integritetit të shtetit”, sqaroi avokati.

Please follow and like us: