Pema gjenealogjike e familjes Vlora
Ismail Qemal bej Vlora.
(Vlorë 24 janar 1844-Perugia (Itali) 24 janar 1919).
Fëmijët:
- Mahmud bej Vlora,(1871-1920)
Që në moshë të re ishte nëpunës i lartë në Ministrinë e Drejtësisë turke.
U internua disa herë për “veprimtari antishtetërore”.
U lirua nga internimi pas fitores së Revolucionit të Xhonturqve.
Më pas u vendos në Nicë të Francës, ku u martua me shtetasen franceze Alice Escoffier, me të cilën pati tre fëmijë. Vdiq në Vlorë më 1920.
Fëmijë:
a-Aleksandër Galip Vlora,(1914-2001)
Pas vdekjes së të atit u largua nga Shqipëria. Përfundoi studimet në Bari, e u vendos përfundimisht në këtë qytet, ku punoi si profesor gjeografie në Universitet. Martuar me shtetasen italiane Fattizza Vita Maria. Dy fëmijë: Nedim Vlora, (1943) – Profesor gjeografie në Universitetin e Barit. Ai ka një djalë: Aleksandër Vlora, lindur në Bari(Itali), më 1967. Vitoria Vlora: b-Suzan Vlora,(1915-1988) dhe c-Blanche Vlora,(1917)
2. Tahir bej Vlora, (1875-1932)
Kreu shkollën e marinës, ishte Anëtar i Këshillit të Shtetit në Perandorinë Turke. Pas arratisjes së Ismail Qemalit nga Turqia (1900), u internua në Tripoli, deri në fitoren e Xhonturqve. Më 1919 u vendos përfundimisht në Shqipëri. Vitet e fundit të jetës, duke qenë kundërshtar i Monarkisë zogiste, i kaloi në Francë ku, më 10.06.1932, u gjet i vrarë në banesën e tij. Shtypi shqiptar i asaj kohe, pa komente, ka shkruar se kishte vrarë veten. Eshtrat e tij ndodhen në varrezat franceze “Thaise” ku, më vonë, u varros edhe Ahmet Zogu. Nuk u martua. Pa fëmijë.
3. Myvedet H. Vlora, (1873-1952) -vajzë
U martua me kolonelin Vehap bej, djalë i ushtarakut të njohur turk Serdar Ekrem Abdulkerim Nadir pasha, me të cilin pati tre fëmijë:
a-Mustafa Reshid. Ka vdekur para viteve 1940.
b-Belkis. Martuar me ushtarakun Halit bej Zarshati, me të cilin pati një vajzë, Nermin V.Falaschi. Ka vdekur më 1979, në Bogota (Kolombi).
c-Hatice Sara. Martuar me kap.Selahedin Blloshmi, i cili kishte mbaruar studimet në Akademinë Ushtarake franceze të Sent Sirit. Pas vdekjes së tij u martua me një oficer anglez, i cili ishte në Shqipëri në misionin anglo-amerikan, gjatë Luftës II Botërore. U larguan në Angli, duke i shpëtuar kështu një persekutimi politik, pasi pas largimit të saj, Sigurimi i Shtetit Shqiptar e konsideroj si “agjente”. Ka vdekur para viteve 1990, në Londër.
4. Alije H. Vlora,(xxxx-1954) -vajzë
U martua me konsullin turk Mehmet Koxhameni, i biri i Subhi Pashait, ish-Ministër i njohur i Financave në Perandorinë Turke. Kishte tre vajza:
a-Rana. Ka vdekur në moshë të re, para viteve 1930.
b-Samije. Martuar, për herë të parë me një shtetas gjerman, me të cilin pati dy fëmijë. Më vonë u martua me gjeneral Mirdashin (austriak), pushkatuar me 17 intelektualët e dënuar në Gjyqi Special(1945). Më pas mundi të largohej në Gjermani, tek fëmijët, ku vdiq rreth vitit 1984.
c-Mihrie. Martuar me diplomatin e shquar Xhemal Frashëri, nga familja patriotike e vëllezërve Frashëri, i cili u dënua nga regjimi komunist, dënim që e vuajti në burgun e Burrelit. Ka vdekur në Tiranë, rreth vitit 1984.
5. Ylvije H. Vlora,(xxxx-1934) -vajzë
U martua me gjeneralin e shquar turk Ahmet Hamdi Zarshati, i cili kishte kryer Akademinë Ushtarake gjermane në Potsdam. Kishte tre fëmijë:
a-Sinan. Ka vdekur në Tiranë, në vitin 1965.
b-Adnan. Ka vdekur në Tiranë, në vitin 1996.
c-Suzana. Ka vdekur në Tiranë, në vitin 1981.
6. Et’hem bej Vlora, (1885-1937)
Që nga viti 1900 e shoqëroi të atin kudo. Zhvilloi një aktivitet të gjerë si gjatë Shpalljes së Pavarësisë ashtu edhe më pas. Së bashku me të vëllanë, Qazim, mori pjesë në Delegacionin e kryesuar nga Ismail Qemali në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 1913. Më 1919, pas vdekjes së Ismail Qemalit, u zgjodh, midis emrave të dëgjuar si Hasan Prishtina, Aqif Pashë Elbasani, Mithat Frashëri, Pandeli Cale, etj, përfaqësues i shqiptarëve të Amerikës, në Konferencën e Paqes, në Paris, më 1919. Vdiq më 7 maj 1937, në Tiranë. U martua me Ismte Ohri (Toptani), me të cilën nuk pati fëmijë.
7.Xhevdet bej Vlora, (1888-1910)
Vdiq i ri, nga turbekulozi. Nuk u martua. Pa fëmijë.
8. Qazim bej Vlora, (1893-1953)
Qëndroi gjithmonë pranë të atit. Në vitet 1910-1912 zhvilloi aktivitet të gjerë për furnizimin e kryengritësve shqiptarë me armë. Më 1913 shoqëroi të atin në Londër, në Konferencën e Paqes. U martua me Behije Ohri. Pa fëmijë.
9. Qamil bej Vlora, (1895-1950)
a-Ismail Vlora, (1920-1990) Ka pesë fëmijë:
= Kleoniqi Vlora, – lindur në Tiranë, 1959. Martuar me Bujar Jaupllari (Sevrani). Vendosur në Firenze (Itali).
= Ariana Vlora, – lindur në Tiranë, më 1961. Martuar me Valdet Shkurti. Jetojnë në Tiranë (Shqipëri).
= Qamil Vlora, – lindur në Tiranë, më 1964. Martuar me Ornela Pema, vajzë e Hasan Pemës. Larguar nga Shqipëria më 1990. Jetojnë në Barzanb(LC), Itali. Kanë dy djem:
…Igli Vlora, lindur në Leço (Itali), më 22.11.1992.
…Braian Vlora, lindur në Leço (Itali), më 8.04.1994.
=Elvinda Vlora, – lindur në Tiranë, më 1965. Martuar me Henrik Krasenski. Larguar nga Shqipëria më 1998. Jetojnë në Modena (Itali).
=Darling Vlora, – Një djalë: Iv (Ismail Vlora), lindur në Tiranë më 14.09.1997.
b-Xhevdet Vlora, (1922-1993) Ka dy fëmijë: Ada Vlora, lindur në Tiranë, më 1965. Jeton në Bologna (Itali) dhe Qemal Vlora, lindur në Tiranë, më 1966. Jeton në Tiranë.