Albspirit

Media/News/Publishing

Shah: Duel i ashpër dhe i paqartë Carlsen – Karjakin


Magnus Carlsen (majtas) dhe Sergei Karjakin gjatë duelit të tyre për titullin e kampionit botëror në Nju Jork

Kampioni botëror në shah, Magnus Carlsen, nga Norvegjia, dhe rivali i tij nga Rusia, Sergei Karjakin, po e zhvillojnë një duel të ashpër dhe të barabartë për titullin e kampionit botëror në Nju Jork.

Loja e 11-të mbrëmë vonë përfundoi me remi dhe tash rezultati është i barabartë 5,5:5,5.

Loja e fundit, e 12-ta, zhvillohet nesër dhe nëse ajo përfundon me remi, atëherë parashihen disa lojë shtesë me tempo të shpejtuar.

Kampioni botëror, Magnus Carlesn, 25 vjeçar, ishte favorit i madh kur filloi dueli më 11 nëntor, por shahisti rus, Karjakin, 26 vjeçar, e fitoi lojën e 8-të. Carlsen triumfoi në lojën e 10-të dhe tash rezultati është i barabartë.

Carlesn e ka fituar titullin e kryemjeshtrit të shahut në moshën 13 vjeçare, ndërsa rivali i tij, Karjakin, këtë titull e fitoi në moshën 12 vjeçare.

Fondi i çmimit është 1.1 milionë dollarë dhe fituesit do t’i takojnë 60% të kësaj shume, ndërsa humbësi e merr pjesën e mbetur.

Please follow and like us: