Mamaja e përkëdhel Rita Orën shqip, ja si e thërret!
Prindërit kanë fjalët e tyre të veçanta për të përkëdhelur fëmijët, edhe atëherë kur ata nuk janë më të tillë, por kanë disa vite mbi supe. Për Rita Orën përkëdhelitë dhe fjalët e bukura janë në gjuhën shqipe, edhe pse ajo jeton jashtë vendit.
Nëna e saj, mjekia psikiatre me një pasion të fortë për modën, Vera Sahatçiu Ora e thërret “zog” vajzën e saj. Një ditë më parë, këngëtarja e njohur Rita Ora ka festuar ditën e saj të lindjes, dhe e ëma e ka uruar nëpërmjet Instagramit.
“Gëzuar ditëlindjen zog, të dua për çfarë je dhe për çfarë je bërë…dua të përmend sa më pëlqen bluza që ke veshur që është një pasqyrim i qartë i energjisë dhe potencialit tënd që të gjithë e duan”, shkruan ajo. Mbiemri origjinal Ritës është Sahatçiu, që është ndryshuar më pas në Ora, por rrënjët shqiptare ata i kanë mbrojtur gjithmonë.
Duke qenë se Rita Ora ishte në një koncert në Dubai, familjarët e saj e kanë uruar nga larg. Në postimin e saj ku i uron ditëlindjen, e ëma sjell edhe një foto kur Rita ka qenë e vogël. Urimi është bërë në gjuhën anglezë, por ajo që dallon aty është një fjalë shqip, “zog”, me të cilën Vera përkëdhel vajzën e saj./bw