Rrëfimi i një balerine e klubeve të natës në Tiranë: Joshemi nga paratë
Ajo ka qenë 16 vjeçe kur mori propozimin e parë për të punuar në një lokal nate. Tani në moshën 24 vjeçare, vajza me inicialet A.M. tregon se ishte tunduar nga shuma e parasë. E ndërgjegjshme se puna e saj nuk është një punë e denjë për vajzat, ajo thotë “në këtë vend ku ne jetojmë nuk kemi zgjidhje të tjera”. Ja intervista e publikuar për “Shekullin”.
Sa kohe ke qe punon ne lokalet e nates?
Ka disa kohë që unë punoj në lokale. Kam filluar punë që kur isha 16 vjeçe, ndërsa tani jam 24 vjeçe. Jam e vetëdijshme që ajo nuk është një punë e denjë për vajzat, por në këtë vend ku ne jetojmë nuk kemi zgjidhje të tjera. Duke u hasur në vështirësi, drejtohemi të punojnë nëpër lokalet e natës.
Çfare ke bere fillimisht kur ke shkuar në lokalet e natës?
Kam qenë shumë e vogël në atë kohë dhe nuk e dija fare se çfarë ishte puna. Në qytetin tim të lindjes, dëgjoja shoqërinë që flisnin për lokalet e natës ku luhej edhe muzikë nga këngëtarë të ndryshëm. Unë ndodhesha gjithmonë në kushte të vështira ekonomike, pasi
familja nuk kishte asnjë të ardhur. Unë isha e zhvilluar me trup dhe kisha tipare të lezetshme. Teksa fillova të shoqërohesha me shoqëri tjetër, pasi ishte koha kur sapo kisha filluar gjimnazin, më vinin në mendje shumë ide se si mund të fitoja para. Një natë kam dalë me disa shoqe dhe shokë, aty ka ndodhur propozimi i parë për të filluar punë në Tiranë. U shtanga menjëherë, pasi nuk e kisha idenë se për çfarë bëhej fjalë. Nuk arrija ta kuptoja ende. Por diçka më bëri të ktheja kokën pas dhe të telefonoja punëmarrësit, shuma e parasë që unë do të fitoja
Si erdhi ky propozim për punë?
Shoqëria me të cilën unë ndodhesha atë natë njihnin menaxherin e lokalit të natës. Afrohet në mesin tonë dhe më drejtohet mua. Nuk përdori asnjë mashtrim, apo të bënte “kthesa në muhabet. Ma tha hapur fare, që kemi nevojë për balerina tek një lokal nate në Tiranë. I thashë që nuk jam për atë punë, pasi isha shumë e vogël. Ai vijoi me muhabetin e tij dhe në fund më tha që do kesh fitime të mëdha parash. Pas një javë mendimesh, u tundova nga paratë dhe vendosa ta provoja njëherë këtë punë, në një kohë kur se dija cfarë ishte.