Albspirit

Media/News/Publishing

Teksti i plote i marreveshjes ndermjet Zogut dhe kryeministrit serb Pashic

http://shqiperiaebashkuar.al/2016/05/teksti-i-plote-i-marreveshjes-ndermjet-ahmet-zogut-dhe-kryeministrit-serb-nikolla-pashic/

Ky është një dokument që gjendet në Arkivin Qëndror Shtetëror. Fondi Nr 253, dosja 105, fleta 2, 4-5, viti 1924. Ky dokument është botuar gjithashtu në librin me titull “Italia e Albania 1924 – 1927” nga P. Pastorelli, botuar në Firence në vitin 1967. f. 221. Marrëveshja u nënshkrua në gusht të vitit 1924, mes Kryeministrit serb Pashiç dhe Ahmet Zogut, kur ky i fundit kishte gjetur strehim në Jugosllavi i përzënë nga forcat e revolucionit demokratik të udhëhequra nga Fan Noli.

Përmbajtja e marrëveshjes e përmbledhur:

1. Shqipëria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal

2. Kryetar i shtetit Shqiptar do të jetë Ahmet Zogu që më vonë do të njohë dinastinë e Karagjeorgjeviçëve.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet politike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti…dhe do t’i japë të një të ardhur vjetore.

4. Ministria Shqiptare e Luftës anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri për mbajtjen e qetësisë së brendshme, ku do të bëjnë pjesë ede oficera Rusë të Vrangelit si dhe oficera Serbë, sipas nenit 6-7.

8. Parashikohet bashkimi doganor dhe liri e plotë për import-ekzportin.

9. Sipas këtij neni Shqipëria heq dorë nga pasja e përfaqësive diplomatike, pasi këtë të drejtë do ta ushtrojë Jugosllavia.

10. Qeveria Shqiptare duhet të deklarojë pranë konferencës së Ambasadorëve në Paris që tërheq çdo pretendim të saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit, që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

11. Ky nen bën fjalë për varësinë e Kishës Ortodokse dhe të Myftinisë shqiptare nga Jugosllavia.

12. Qeveria Shqiptare mbahet larg nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin Shqiptar jashtë kufijëve të saj. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj Kosovarët dhe elementë të tjerë që njihen ose dyshohen për ndjenjat e tyre si kundërshtarë të politikës jugosllave.

13. Më rast lufte me fqinjët; Bullgarinë dhe Greqinë, qeveria Jugosllave ka të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25.000 vetë për t’i përdorur për interesat e saj.

14. Nëse Shqipëria sulmohet nga Greqia dhe Italia, Jugosllavia ka të drejtë të fusë ushtritë e saj në territorin Shqiptar.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund t’i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

Please follow and like us: