Putin dislokon 55 mijë ushtarë në kufirin me Ukrainën
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar dërgimin e 55 mijë trupave ushtarake në kufirin me Ukrainën. Lajmi konfirmohet edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes në Rusi, Ihor Dolhov.
Ndërkohë në Kiev ka frikë se mos Moska po përpiqet për një ofensivë të re për të rrëzuar qeverinë.
Prania e ushtrisë së rregullt ruse në territorin e Ukrainës varion nga 5 mijë deri në 7 mijë e 500 trupa.
Ndërsa në gadishullin e Krimesë shkon në 23 mijë ushtarë.
Pas pushtimit dhe marrjes së njëanshme të Krimesë, Rusia ka nisur prej kohësh një ofensivë tjetër në zonat lindore të Ukrainës, pavarësisht apeleve të vazhdueshme të Perëndimit për të ndalur luftimet.
Please follow and like us: