Albspirit

Media/News/Publishing

Tenton të arratiset nga qelia, “ngec” në mur

Një i dënuar në burgun e Ceres, 183 km larg qytetit Goiania, në Brazil, ka ngecur në vrimën që ka hapur në murin e qelisë, teksa tentonte të arratisej. Burri, i dënuar për vjedhje, ka tentuar të arratiset edhe vitin e kaluar, por pa sukses.

Për “lirimin” e tij është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve. Sipas shefit të zjarrfikësve, Tiago Costa, për hapjen e murit është përdorur një tub metali i dushit, që ndodhej brenda në qeli. Një tjetër i dënuar, më i dobët, ka mundur të kalojë, ndërsa ky ka ngecur keq duke u sabotuar arratisjen edhe shokëve të tjerë të burgut.

Please follow and like us: