Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Antalya Expo 2016

Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Antalya Expo 2016 (Foto)

Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Antalya Expo 2016

Nga Shkëlzen Rrecaj

E si duket pranvera ka filluar mirë për Kosovën, ku në Expo2016 në Antalya të Turqisë Kosovë është duke u përfaqësuar dinjitetshëm me pavijoni dhe kopshtin e saj. Krahas kësaj pranimi në UEFA dhe liberalizimi i vizave si dhe shumë shpejtë pranimi në FIFA.

Në Antalya të Turqisë ditë më parë është hapur ekspozita “EXPO2016”, ku po marrin pjesë më shumë se 50 shtete. Pjesë e kësaj ekspozite është edhe Kosova me pavijonin e saj.

Në pavijonin e saj Kosova nuk ka produkte që shet, por aty vizitorët njoftohen me prodhimet bujqësore të cilat prodhohen në Kosovë.

Pjesë e kësaj është edhe video kampanja “M’don .. S’m’don”, që dikur kanë luajtur fëmijët.

Në këtë ekspozitë Kosova, po përfaqësohet dinjitetshëm, ku është pavijoni që ka vizitorë më shumë dhe interesim të madh për t’u njohur me Kosovën.

Për të kuptuar më mirë se si lindi ideja për kampanjën e prezantimit të Kosovës në EXPO2016, portali “bujqësia.org”, zhvilloi një bisedë me projektuesit e kësaj kampanjë Maden Grup dhe Agrocop, të cilët u shprehen: “Tema e përzgjedhur nga ne ka qenë “M’don .. S’m’don”. M’don..S’m’don” më së miri i prezantojnë lojërat e harruara të fëmijëve në natyrë. Shmangia nga natyra dhe afrimi me teknologjinë paraqet një epokë të re të zhvillimit të fëmijëve. Koha do ta shpalos më të mirën.”

Please follow and like us: