CNN: Baroni i drogës nga Saranda ka mbrojte politike në Tiranë
CNN: Baroni i drogës nga Saranda ka mbrojte politike në Tiranë
CNN në gjuhën greke ka publikuar të tjera detaje rreth organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës që drejtohej nga një shtetas shqiptar.
Në artikullin me titull: “Mbrojtje politike për baronin e kartelit të Ballkanit”, CNN flet për një takim dypalësh mes policisë greke dhe asaj shqiptare. Kjo e fundit është dorëzuar duke thënë se “në Shqipëri nuk mund ta prekim sepse ky person ka lidhje me parti politike dhe kontakte me politikanë të nivelit të lartë”.
PD ka thënë se, bëhet fjalë për shtetasin Klemend Balili, ish-drejtori i Transportit në Sarandë, për të cilin opozita denoncoi edhe në vitin 2014. CNN në gjuhën greke thekson se për shkak të personit që qëndronte në krye të organizatës kriminale, takimi dypalësh i policisë greke dhe asaj shqiptare është mbajtur sekret.
Në vijim të artikullit CNN thotë se, ende nuk është e qartë së çfarë do të bëjnë autoritetet greke me këtë person.
Do të lëshojnë urdhër arresti ndërkombëtar apo do t’i kërkojnë palës shqiptare që ta arrestojë.
Gjatë operacionit u arrestuan 15 persona, 13 grekë dhe 2 shqiptarë. Bastisjet u kryen të dielën në komunat e Atticas si Afidnes, Aspropyrgos, Glyka Nera, Ymittos, Korydallos, Kallithea dhe Kifissia, si dhe në ishujt Salamina, Zakynthos dhe në Veria, në Greqinë e veriut.
Në total u konfiskuan 678.5 kg kanabis sativa të fshehur në ishullin e Zakynthos. Vlera e drogës llogaritet në qindra miliona Euro.
Autoritetet greke thonë se një shqiptar nga Saranda është kreu i financuesi kryesor i kësaj organizate kriminale. Përveç lidhjeve politike në Shqipëri, ai ishte edhe financues i një partie opozitare në Greqi.