Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë gruaja më e vjetër

Ndërron jetë gruaja më e vjetër

Njeriu më i vjetër në botë ndërroi jetë në Nju Jork në moshën 116-vjeçare. E lindur në Alabama në korrik të vitit 1899, Susannah Mushatt Jones ishte gjithashtu edhe amerikania e fundit e lindur në shekullin e 19-të.

Jeta e saj preku tre shekuj, ajo pa dy Luftëra Botërore dhe 20 Presidentë amerikanë. Tani, titulli i njeriut më të vjetër në botë merret nga italiania Emma Morano, e cila është personi i vetëm në botë që ka lindur në shekullin e 19, më saktë në nëntor të vitit 1899.

Amerikania Jones ishte një prej 11 fëmijëve. Si një prej dy njerëzve të vetëm në botë të lindur në shekullin e 19, ajo përjetoi më shumë histori se kushdo tjetër. Ajo lindi para vdekjes së Mbretëreshës Victoria në Britani apo para se vëllezërit Wright të bënin fluturimin e parë.

Susannah Jones thoshte gjithnjë se arsyet që jetoi për të festuar ditëlindjen e 116 ishin gjumi i mirë dhe qëndrimi larg duhanit apo alkoolit. Në një intervistë me gazetën “Time” vitin e shkuar, ajo tha se hante proshutë dhe vezë çdo ditë.

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: