Tërmeti në qeveri/ Ja emrat e tjerë që largohen
Me sa duket Rama ka vendosu të vërë çmim të shtrenjtë për kokën e Sajmir Tahirit. Menjëherë pas lajmit për dorëheqjen e tij për të ciliin flitej që të premten në darkë sot u dha një lajm se largimi i tij po bëhet si një lëvizje ristrukturuse për të përgatitur fushatën elektorale.
Prandaj me këtë justifikim që u gjet për të relativizuar largimin e detyrueshëm të Tahirit u tha se do të largohet të gjithë ministrat që udhëheqin fushatat e qarqeve në rrethet e tyre.
PS kishte një rrugë që mos shkarkonte tërmet në qeveri, por për fushatën të ngarkonte emra si Majko, Xhafa, Balla, Braçe etj dhe të ruante kontinuitetin e kabinetit. Por manovra është e detyruar. Ndaj prej së hënës kur të mblidhet kryesia e PS mendohet se ministrat që mund të largohen janë ata që do kryesojnë fushatat e qarqeve
Ditmir Bushati, Ministër i jashtëm, i deleguar në Shkodër
Ilir Beqja, ministër i shëndetësisë, i deleguar në kukes
Damian Gjiknuri, Minister i energjitikës, i deleguar në Vlorë
Blendi Çuçi, minister i pushtetit Lokal, i deleguar në Gjirokaster
Mimi Kodheli, Ministre e mbrojtjes, e deleguar në Dibër
Lindita Nikolli, ministre e arsimit, e deleguar në Lezhe
Vendet e tyre për pak muaj mund të zihen nga figura të PS-së së vjetër, si Majko, Balla, Xhafa, etj.