Albspirit

Media/News/Publishing

Alarm në Shtëpinë e Bardhë, ndalohet një person me çantë të dyshimtë

Një person është arrestuar pasi shkeli rregullat e Shtëpisë së Bardhë duke mbajtur një çantë në shpinë, ka thënë Shërbimi Sekret.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së të premtes teksa Presidenti Donald Trump ishte në ndërtesë, tha agjencia.

Personi u arrestua pa asnjë incident dhe asnjë material i dëmshëm nuk u gjet në çantën e tij.

Trump dhe Sekretari Johny Kelly u informuan rreth këtij incidenti. Shërbimi Sekret tha se agjentët kërkuan dhe nuk gjetën asgjë që cenon sigurinë, njoftoi Associated Press.

Personi kishte hyrë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë duke kaluar me shkallë gardhin rrethues.

Please follow and like us: