Albspirit

Media/News/Publishing

Trupi i shqiptares gjendet i dekompozuar në banesën e saj në Trikala

Një shqiptare u gjet e pajetë në banesën e saj në qytetin e Greqisë Trikala.

Viktima është 64 vjeçarja me iniciale S.M. Mediat greke bëjnë me dije se gruaja jetonte vetëm.

Ishin fqinjët që lajmëruan policinë për shkak të erës të keqe që ndihej në banesë.

Një media lokale në Trikala shkruan se oficerët e policisë e kanë hapur derën me forcë duke gjetur trupin e pajetë të gruas në kalbëzim të avancuar.

Gruaja mendohet se ka ndërruar jetë përpara 20 ditëve. Policia përjashton mundësinë e ndonjë krimi. Gruaja kishte një djalë që studionte në Itali.

Please follow and like us: