Balerinat e natës në klubet e Tiranës
balerinat e natës në clubet e tiranës, që ju bëjnë t’ju vrasë ndërgjegjja në mëngjes
Nën ritmet e muzikës House, striptistet e nxehta kërcejnë sipër banakut në clubin që ju keni zgjedhur të argëtoheni.
Po çfarë ju duhet ju që të bëni këtë lloj argëtimi? Sigurisht që asgjë tjetër veçse lekë pafund. Si fillim duhet të paguash për hyrjen, më pas për vendin ku do akomodohesh. Epo një shishe do e porosisësh se nuk do rrish si barbon me një pije të vetme.
Dhe pastaj papritur njëra nga kërcimtaret ekzotike afrohet duke kërcyer afër jush. Atëherë e ndjen si detyrë morale ta qerasësh me një pije. Dhe kështu vazhdon gjithë nata.
Vajzat e clubeve të natës mbajnë gjallë atmosferën e orëve të vona dhe argëtojnë klientët në shumë mënyra. Në këto foto mund të shihni atmosferën e nxehtë në këto clube, por gjithçka shkatërrohet kur zgjohesh në mëngjes dhe shikon se portofoli është plot e përplot me rrjeta merimangash, shkruan “jetaoshqef”.
E tmerrshme!
Premton se nuk do shkosh më kurrë aty, deri në momentin që në portofol të gjenden disa lekë të destinuara për tu hedhur në ajër nën ritmet e muzikës dhe kërcimeve erotike.