Albspirit

Media/News/Publishing

Trump firmos protokollin për anëtarësimin në NATO të Malit të Zi

Politika e Jashtme amerikane ka rimarrë fillin e vet aty ku e la administrate Obama. Presidenti aktual Donald Trump ka firmosur sot protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, duke përfunduar hallkat proceduriale të SHBA në këtë drejtim.

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë mbi firmën e Trump, që pason atë të Senatit që e miratoi anëtarësimin e Malit të Zi me 97 vota pro dhe kundër mori votat e Rand Paul dhe Mike Lee. Pas firmës së presidentit amerikan mbeten vetëm që procesi të finalizohet nga Holanda dhe Spanja. Në Malin e Zi presin që anëtarësimi të zyrtarizohet dhe të përfundojë në muajin maj. Gjatë fushatës elektorale, Trump e cilësoi NATO-n të vjetëruar dhe ka këmbëngulur sidomos në kontributet buxhetore, por duket se pikëpamja po ndryshon ndjeshëm në kushtet kur Shtëpia e Bardhë planifikon politika ofensive në disa pika të globit.

Please follow and like us: