Albspirit

Media/News/Publishing

Mesila Doda shpërthen kundër Ramës

Deputetja e PDIUë Mesila Doda ka shpërthyer ndaj koalicioni të mazhorancës lidhur me emërimet për Komisionet e Vetingut. Në radhë të PDIU­së emri i propozuar ishte Shpëtim Idrizi i cili mori 23 vota pro, 50 abstenime dhe 7 vota kundër.  “Duke qene se votimi shkoi kështu si shkoi, u shkatërrua me kompromis brenda mazhorancës. Politika shqiptare nuk do të shkojë përpara në këtë proces. Herën e parë nuk u morë në shqyrtim kërkesa. Ndërsa herën e dytë u tha që PS do të kishte 2 emra dhe LSI 1 emër ndërsa PDIU asnjë emër. Sot kemi gjysmën e Parlamenti që nuk vjen sepse ata nuk janë lejuar nga këta që bëjnë arrogantin dhe cinikun. Në fund ne kemi një Atdhe që nuk do ta hedhim për hesapet dhe çmenduritë tuaja”, tha Doda.

Please follow and like us: