Albspirit

Media/News/Publishing

Bushati për “France 24”: Shqipëria është gati për t’iu afruar më shumë BE

Ministri i Punëve të Jashtme ka qenë i ftuar në televizionin “France24” ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetares Eve Irene. Gjatë emisionit, Ditmir Bushati është shprehur se Shqipëria është e gatshme të përparojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pavarësisht protestës anti-qeveritare të opozitës.

“Vendi ynë është i gatshëm për të përparuar në drejtim të BE-së dhe të intensifikojë përpjekjet për luftën anti-korrupsion”, është shprehur ndër të tjera Bushati. Ministri i jashtëm flet gjithashtu për ndarjet e thella që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare.

Please follow and like us: